Telenews

Ja moti për këtë javë

Mot më stabil paraqitet përgjatë kësaj jave mbi vendin tonë. Pas të reshurave gjatë natës së sontme, nga dita e hënë vransirat shpërndahen e do të kemi intervale më të gjata me diell.

Ditën e mërkurë orëve të pasdites përreth viseve malore ekzistojnë kushte për zhvillim të ndonjë rrebeshi të shkurtër me bubullima. Temperaturat fillimisht do të jenë më afër vlerave mesatare, e më pas shënojnë rritje.
Nga dita e premte dhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, paraqiten kushte për të reshura shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit vazhdon të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e mërkurë parashihet rritje e koncentrimeve të grimcave të materies, si dhe orëve të pasdites të ozonit sipërfaqësor, që çon indeksin edhe në vlera mesatare, apo edhe të dobëta në disa stacione.
5.09 – Vransira e intervale me diell. Paradite aty këtu mundësi për riga lokale shiu.

6.09 – Kryesisht me diell.
7.09 – Kryesisht me diell e më ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullimë.
8.09 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites me vransira kalimtare.
9.09 – Shumë ngrohtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullimë.

 

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12C deri 15C, e maksimalet nga 24C e 25C, ditën e hënë, shënojnë rritje deri në 28C e 29C ditën e enjte.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, e nga dita e enjte prej jugu dhe jugperëndimi 4-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale përreth vlerave normale. /Prishtina Weather

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi