Telenews

JAPONIA VAZHDON SANKSIONET NDAJ RUSISË, S’KURSEN FAMILJET E PUTINIT DHE LAVROVIT

Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke bllokuar asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e rritura të presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi  të Ministrisë së Jashtme të Japonisë.
Këto masat e reja përfshijnë gjithashtu edhe anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova.
Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, reduktimin e investimeve të reja në Rusi dhe ngrirjen e aktiveve të mbajtura nga bankat kryesore.
Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov, shkruan CNN.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani