Telenews

Jasharaj i kërkon Konjufcës ekip të pavarur për shëndetin mental

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ia ka nisur një letër publike kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, në të cilën i ka kërkuar që ta formojë një ekip të pavarur siç e quan ai për shëndetin mental.

Jasharaj ka thënë se Konjufca duhet ta kërkojë nga miqtë ndërkombëtarë për një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore  për Kosovën .

“Të lutem, bëje ligjore dhe në  këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë  së Kosovës Kryeministri me tërë Qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë , disa nga deputetët , që partia në pushtet i zgjedh , disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetar”, ka thënë Jasharaj.

Letra e plotë:

I nderuari kryetar i Parlamentit të Kosovës nuk të jam drejtuar me këtë ide se nuk kam dashur të ta prish pozitën në parti. Tani kur lexova se je i madh në LVV dhe në Parlament , po se po,  të drejtohem me një kërkesë shumë njerëzore që ta shpëtosh Kosovën. Kërko nga miqtë ndërkombëtarë një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore  për Kosovën .

Të lutem bëje ligjore dhe në  këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë  së Kosovës Kryeministri me tërë Qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë , disa nga deputetët , që partia në pushtet i zgjedh , disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetar.

I nderuar kryetar i Parlamentit në Kosovë këtë kërkesë po ta bëj në emër të ardhmërinë së Kosovës sepse diçka nuk është në rregull. Te ne i gëzohemi pse i kemi çlirimtarët në burg. I gëzohemi se po arrijmë të vëmë në sprova sindikatat, po gëzohemi kush shajmë e fyejmë figurën e mësuesit.

Gëzohemi pse nuk ka as edhe një debat për krimet që ka bërë pushtuesi nëpër vite. Gëzohemi që dikush shanë e fyen  mësuesin e viteve të 90-ta. Gëzohemi që “analistë” dalin e thonë se paskemi 76 % të nxënësve analfabetë.

Gëzohemi e thërrasin në studio njerëz “analistë” që thonë se atë që kanë mësuar e kanë mësuar në fakultet, që do më thënë shkronjat i paskan mësuar në fakultet.

Gëzohemi kur dikush i madh thotë se Kosova na qenka vend i i krimit që duhet ç’kapur e pastaj për ta kapur e ngulfatur. Kryetar na duhet një  ekip i besuar i mjekëve të shëndetit mental dhe ata që dalin keq le të shtrohen në spitale e të shpëtojë kjo Kosova e larë me gjak e me  djersë .Në gjithë botën shikuar, vetëm te ne shahen e fyhen vlerat e luftës, vlerat e arsimit shqip dhe demokracia e nuk ndalen deklarimet se duhet krijuar taborre nëpër lagje për të luftuar e për t’ua nxirë jetën atyre që mendojnë ndryshe nga pushtetmbajtësit e përkohshëm.

I nderuar kryetar Konjufca  , jo sa tani, por kështu në pamje fatkeqe ishte edhe koha e pasluftës kur njerëzit ndaheshin ne “ne” dhe  “ata “ , por ajo kohë iku. Mos lejo të kthehet edhe tani se po i shkon uji në mulli të armikut. Në shtetin, që ti je kryetar i parlamentit nuk është  mirë   që Elvisat,Yllat , Dibranat, Ramabajat e do individë pa as edhe një element të njerëzores nëpër rrjete sociale të krijojnë shtet të shumicës momentale dhe të pakicës . Kryetar demokracia kështu ndjehet keq dhe e sfiduar.

Të ngajshme

Çka i ndodh trupit nëse konsumon jogurt çdo ditë?

Valjeta Turkaj

Mbi 3.5 milionë euro për barna jetike, fokus te trajtimi i sëmundjeve të rralla

Valjeta Turkaj

Lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Valjeta Turkaj