Telenews

Jashari: Kurti u mundua përmes Elvis Hoxhës të më cilësoj si tradhtar, duhet të më kërkojë falje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, është shprehur i emocionuar përsëri ndaj deklaratave që Elvis Hoxha bëri kundër tij.

Ai tha edhe se shokët e tij i kishin fshehur telefonin “që të mos e shihte lajmin” kur ishte ofenduar nga Hoxha, derisa foli edhe për Kryeministrin.

“Albin Kurti na motivonte që t’i bashkojmë trojet. Mua më njeh edhe Hoti, edhe Tuzi, edhe Rozhaja… por më njohin edhe në Shqipëri. Në varfëri dhe nuk jam dorëzuar. Dialogu tash e tutje me z. Kurti do të jetë më i vështirë… ai u mundua përmes Elvis Hoxhës të më cilësoj si tradhtar të kombit”, tha Jashari në RTK.

Ai foli edhe për kontributin e tij në mbrojtjen e “shkollës shqipe nga pushtuesi serb”.

Jasharaj u njoftua nga moderatori edhe se të gjithë qytetarët e Kosovës ishin quajtur “kosovaristë”, por të cilën deklaratë nuk e komentoi.

“Z. Kurti duhet të më kërkojë falje mua si Rrahman. Jam i gatshëm t’i durojë të gjitha fyerjet. Kurti është kryeministër për mu, dhe jam i gatshëm të takohem me të. Ata që m’i kanë bërë fyerjet mua, m’i kanë bërë për t’i hyrë në hatër atij”, u shpreh mes tjerash ai.

“Dita e sotme ishte në dy pjesë për mua. Pjesa e parë deri në orën 12 ma kishin fshehur telefonin shokët që të mos e shihja një idiotizëm dhe një pafytyrësi. Z. Kurti duhet të më ketë më afër mua se sa atë”, vazhdoi më tej kryesindikalisti.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 tetor

Rrezarta Ramaj

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Rrezarta Ramaj