Kosova do të përballet me temperatura të larta gjatë javës së ardhshme, me mot kryesisht të kthjellët, me diell dhe të nxehtë.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa ditët më të nxehta pritet të jenë e marta dhe e mërkura.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe të martën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 30–36°C.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 36°C.
Ndërkohë, të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 34°C.

