Telenews

Hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” që ishte i vendosur në zemër të Prishtinës –

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën, është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai deklaroi se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Heqja e mbishkrimit është bërë të dielën dhe pamjet e largimit të tij janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarët.

Me nisjen e pushtimit rus ndaj Ukrainës, Kosova iu bashkua shteteve perëndimore në dënimin e veprimeve të Rusisë, duke vendosur edhe sanksione ndaj Moskës.

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, në qendër të Prishtinës ishte vendosur edhe një flamur gjigant i Ukrainës, i cili për rreth katër vjet qëndroi si simbol i mbështetjes së Kosovës për Ukrainën gjatë luftës.

Të ngajshme

Java fillon me temperatura të larta në Kosovë, deri në 36 gradë –

KushtrimGuraj

“Kosovën që po përballet me një krizë politike”, edhe CNN raporton për incidentin në Kuvend –

KushtrimGuraj

U ndalua në kufi sapo hyri në Kosovë – 49-vjeçari nga Lipjani përfundon në Qendrën e Paraburgimit –

KushtrimGuraj