Telenews

Morata drejt transferimit në SHBA? –

Atlanta United ka përgatitur një lëvizje për transferimin e sulmuesit spanjoll, Álvaro Morata, nga Como.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi i MLS-së ka kthyer vëmendjen te Morata pasi Romelu Lukaku zgjodhi transferimin në Turqi.

Megjithatë, transferimi i sulmuesit spanjoll në MLS nuk është i sigurt. Morata mund ta refuzojë ofertën e Atlanta United nëse trajneri i Comos, Cesc Fàbregas, llogarit në të për sezonin e ri.

Vendimi për të ardhmen e Moratas pritet të varet në masë të madhe nga planet e Fàbregasit dhe roli që trajneri spanjoll do t’i ofrojë atij në skuadër.

Të ngajshme

UEFA shqyrton hetim ndaj Infantinos për lidhjen e dyshuar dhe pagesën gjashtëshifrore –

KushtrimGuraj

Neymar drejt Inter Miamit në 2027? Mund të ribashkohet me Messin dhe Suarezin –

KushtrimGuraj

Asllani thyen heshtjen pas dështimit të transferimit te Leipzig: Ju s’mund të më ndalni –

KushtrimGuraj