Telenews

Asllani thyen heshtjen pas dështimit të transferimit te Leipzig: Ju s’mund të më ndalni –

Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Hoffenheimit edhe në sezonin e ri.

Sulmuesi kosovar ishte shumë pranë transferimit te RB Leipzig, me marrëveshjen që dukej se ishte drejt finalizimit, por një problem i evidentuar gjatë testeve mjekësore bëri që transferimi të dështonte, transmeton Klankosova.tv.

Pas këtij zhvillimi, Asllani ka reaguar në rrjetet sociale. Ai publikoi një fotografi nga palestra në Instagram, të cilën e shoqëroi me mesazhin: “Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj”.

Me këtë postim, 23-vjeçari duket se ka bërë të qartë se është i gatshëm të rikthehet edhe më fuqishëm dhe të vazhdojë të shkëlqejë në Bundesliga me Hoffenheimin.

Sezonin e kaluar, Asllani zhvilloi 33 paraqitje në kampionatin gjerman, duke shënuar 10 gola dhe duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e Hoffenheimit.

Të ngajshme

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe –

KushtrimGuraj

Amir Rrahmani pensionohet nga kombëtarja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Rrahmani angazhon avokat mbrojtës, paralajmërohen ata që “e ngucin” kapitenin

Yllka Gashi