Telenews

S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë –

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka bërë të ditur se sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e MIT-së.

Tutje, ministria ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.

Të ngajshme

Haxhiu për “Marshin për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

Yllka Gashi

Edi Rama publikon një video pas përfundimit të Marshit për UÇK-në: Liria ka emër

Rrezarta Ramaj

Qeveria falënderon organizatorët dhe pjesëmarrësit e “Marshit për Liri” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj