Telenews

“Jemi një hap larg zgjedhjeve” – Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të japë dorëheqje.

“Meqenëse vullneti është i tij, ne jemi larg një vendim të zgjedhjeve. E vendimi i vetëm është dorëheqja, më pas bëhet shpërbërja”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, faji nuk është i Kuvendit të Kosovës, por është faji i qeverisë.

“Nuk është faji i kuvendit. Kuvendi i Kosovës është funksional, është i dobët po është reflektim i popullit. Faji është i qeverisë. Kryeministri është dorëhequr, po kërkon zgjedhje, por duke shpërndarë përgjegjësinë e tij”, tha Abdixhiku në T7.

Darka mes VV-së dhe PDK-së ia ka vërtetuar Abdixhikut se opozita nuk ka qenë asnjëherë një.

“Gjithmonë kam thënë se opozita nuk ka qenë asnjëherë një, darka mes Vetëvendosjes dhe PDK-së e ka vërtetuar këtë. Politika opozitare ka qenë që të lëmë 51%’shin të shihet se çfarë mund të bëjë. Vetëm falë politikës opozitare të LDK-së, kjo ka qenë rruga, se përndryshe boksa e rrahje kishin këta tjerët aty, jo ne. Falë politikës tonë u pa se çfarë mund të bëjë 51%’ shi e shihet që s’ka bërë asgjë”, shtoi Abdixhiku.

source

Të ngajshme

Osmani: Konsumatori i Kosovës sot më afër se kurrë ndaj produkteve amerikane, me më pak barriera burokratike

KushtrimGuraj

Endrit Thaçi reagon pas dëshmisë së James Rubin

KushtrimGuraj

Raportohet se katër policë të Njësisë Speciale suspendohen se bënë shaka me Dimal Bashën

Erzana Fazliu