Talentin e tij e kishin kuptuar qysh në moshë të hershme.
Donat Rrudhani nga Rogoqica e Kamenicës, një nga lojtarët më premtues në ligën e Zvicrës në futboll, nisi karrierën e tij që nga mosha 5-vjeçare.
7 vite më vonë, Donati bashkë me familjen e tij u nisën drejt shtetit të Francës si azil, ku thotë se ishte
mjaft e vështirë për të një jetë krejtësisht e re.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, thotë se futbolli i ka ndihmuar shumë.
Pas disa viteve në Francë, Rrudhani bashkë me prindërit e motrën morën rrugën drejt Zvicrës duke pasur
synim primar shkollimin, derisa futbollin e kishte në plan të dytë.
Talenti i tij i jashtëzakonshëm në futboll u vlerësua lartë gjatë disa sezoneve në ligat amatore në Zvicër, duke
përfunduar më pas në klubin e Araus.
Si kapiten i këtij ekipi, kujtimet dhe emocionet e paharrueshme janë pjesë e pashmangshme.
Ftesën për të qenë pjesë e kombëtares së Kosovës e morri në mënyrë shumë spontane.
Mes tjerash, ai tregon se ishte një ëndërr e bërë realitet.
Tashmë, Donati është transferuar në klubin, “Young Boys Bern”, ekipi më i mirë në Zvicër për 10 vitet e fundit.
Aty, Rrudhani pritet të ketë një rol kyç në formacionin startues, duke thënë se është shumë i gatshëm për këtë aventurë të re.
Mes tjerash, kur bëhet fjalë për kombëtaren e Kosovës, ai thotë se është në gjendje të luaj në cilëndo pozitë
që i kërkohet.
Për të mësuar më shumë rreth jetës dhe karrierës së Donat Rrudhanit, e kuptoni duke klikuar në video.

