Një situatë jo e zakonshme aktualisht po ndodhë në veri të vendit.
Pjesa veriore ka mbetur aktualisht pa energji elektrike, situatë kjo e rrallë që nuk ndodhë zakonisht.
Pjesa veriore zakonisht nuk bën pjesë në reduktimet eventuale në vend, gjersa kjo situatë u regjistrua sonte.
Ende nuk ka ndonjë sqarim nga KEDS apo Elektrosever, në lidhje me ndaljen e energjisë elektrike në veri të Republikës së Kosovës.

