Telenews

Ju dhemb shpina? Kalërimi do t’i shërojë të gjitha vuajtjet tuaja

Dhembja e shpinës të cilën e ndiejmë pas zgjimit nga gjumi apo dhembjen, të cilën e ndiejmë derisa qëndrojmë ulur në karrige në zyrë, thjesht mund të pengohen, madje edhe të shërohen me ndihmën e pasionit të kalërimit.
Këtë mënyrë të shërimit gjithashtu e vërtetojnë edhe ftiziatrit dhe ortopedët.
Me rastin e kalërimit aktivizohen muskuj të shumtë, ndërkaq trupi i kalëruesit vetvetiu u përshtatet lëvizjeve të kalit në mënyrë që të ruajë ekuilibrin, thozë Thomas Ungruhe nga Shoqata gjermane të hipizmit.
Me rastin e kalërimit forcohen muskujt e zonave më delikate, përkatësisht pjesët e trupit të cilat te femrat ndikojnë shumë kundër humbjes së peshës së tepërt trupore, siç janë beli, barku dhe kërdhokullat.
 
 
Lëvizjet e shpeshta të përkuljes së komblikut prapa, të domosdoshme për të qëndruar fort në shalë për shkak të përkuljeve, kërkojnë ngritjen e shpinës dhe kokës.
Kalërimi është i ngjashëm me skijimin dhe notin. Ky sport u është i dobishëm posaçërisht të gjithë atyre që qëndrojnë ulur gjatë në karrige në zyrë.
Pos që jeni në ajër të freskët dhe në diell, me rastin e kalërimit pjesa më e angazhuar dhe më e ngarkuar e komblikut – pjesa e poshtme e shpinës është e pozicionuar mirë për shkak të lëvizjeve.
Pa marrë parasysh të gjitha të mirat e kalërimit, personat të cilët kanë probleme me boshtin kurrizor, para aktiviteteve të tilla duhet patjetër të konsultohen me mjekun në mënyrë që të konstatojnë se a është ky sport i dobishëm për ta.
Fillestarët nuk duhet të frikësohen që kali do t’i rrëzojë në tokë, sepse pothuajse gjatë gjithë kohës trajneri u qëndron pranë.

Të ngajshme

​Dua Lipa pret goditjen tjetër numër 1 me albumin e saj më të ri

KushtrimGuraj

Konsumoni spinaq, ja efektet shëndetësore të tij

KushtrimGuraj

Nëse partneri juaj bën këto 8 veprime, thjesht braktiseni

Erzana Fazliu