Asi i Anglisë, Jude Bellingham po kërkon dashuri në aplikacionin e takimeve me të famshëm Raya.
Mesfushori i ri i Real Madridit, i cili mbushi 20 vjeç javën e kaluar, u tha se ishte takuar me modelen e Instagramit, Asantewa Chitty verën e kaluar.
Por ylli i Anglisë – i përfolur gjithashtu për romancë me TikTok-eren Azra Mian – pati një sërë fotosh në aplikacionin Raya të premten mbrëma.
Profili i ish- lojtarit të Birmingham Cityt thoshte se ai po “vizitonte Londrën nga Madridi “.
Ai nënshkroi për Realin muajin e kaluar për 103 milionë euro nga Borussia Dortmund.
Ylli i futbollit pa ndeshjen e tij të fundit në Gjermani nga stoli, pasi Dortmundi e humbi me vështirësi ligën ndaj Bayern Munichut, në momentet e fundit të sezonit.