Telenews

Jules Kounde e dëshiron transferimin te Barcelona

Barcelona mund të përforcohet në fazën e mbrojtjes me Jules Kounden.

Reprezentuesi francez raportohet se e preferon kalimin në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Mundo Deportivo”, Kounde do t’i jap përparësi ofertës nga Barcelona, nëse një e tillë do të vije.

Klubi katalunas besohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin, por ende nuk ka diçka konkrete.

Për mbrojtësin e Sevillas interesim serioz ka shprehur edhe klubi i Chelseat.

Ish-futbollisti i Bordeaux me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 60 milionë euro. /Gazeta Express/

The post Jules Kounde e dëshiron transferimin te Barcelona appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Irani jep qëndrim të ri për Kupën e Botës 2026

KushtrimGuraj

Pankartë gjigante për Vedat Muriqin nga tifozët e Mallorcas

KushtrimGuraj

Haaland tregon se çfarë bën gjatë një dite të plotë, i shënon gol Arsenalit edhe në “FIFA”

Valjeta Turkaj