Telenews

Justin Bieber reagon pas shqetësimeve të fansave për shëndetin e tij

Justin Bieber ka thyer heshtjen pas shqetësimeve në rritje të fansave për mirëqenien e tij.

Këngëtari 31-vjeçar ndau një mesazh emocional, ku pranoi se shpesh ndihej si një “mashtrues” dhe i “pakualifikuar”, duke lënë të kuptohet se fama e hershme ka ndikuar në perceptimin e tij për veten.

“Ndihesha gjithmonë i padenjë, si një mashtrues”, shkroi ai, duke shtuar se shpesh ndihet i pasigurt dhe i papërshtatshëm, shkruan DailyMail.

Postimi erdhi pasi ai ngjalli shqetësim me disa paraqitje të çrregullta dhe një video ku shihej duke pirë nga një bong.

Spekulimet për shëndetin e tij u shtuan, por përfaqësuesi i këngëtarit i mohoi zërat për përdorim të drogës dhe siguroi se Bieber është në një nga fazat më të mira të jetës së tij.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Hailey, 28 vjeçe, po shijojnë prindërimin e djalit të tyre, Jack, dhe Bieber po fokusohet në krijimin e muzikës së re.

Sipas burimeve, Justin është i lumtur dhe i përkushtuar ndaj familjes, pavarësisht spekulimeve të medieve.

“Ai është një baba i mrekullueshëm dhe shumë mbrojtës ndaj Jack”, tha një burim pranë çiftit.

Të ngajshme

Olsa Muhameti zbulon fitimet ‘e çmendura’ të Big Brother përmes televotimeve

KushtrimGuraj

Karlie Kloss është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të tretë

KushtrimGuraj

Kylie Jenner prezanton koleksionin e ri me fotografi mbresëlënëse

Valjeta Turkaj