Telenews

Juventusi përqendrohet te Verona: Zhegrova gati për debutimin në ligë – pëlqehet se si paraqitet në stërvitje

juventusi-perqendrohet-te-verona:-zhegrova-gati-per-debutimin-ne-lige-–-pelqehet-se-si-paraqitet-ne-stervitje

Juventusi përqendrohet te Verona: Zhegrova gati për debutimin në ligë – pëlqehet se si paraqitet në stërvitje

Pas barazimit spektakolar 4-4 në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund, Juventusi ka kthyer vëmendjen te ndeshja e radhës në Serie A, ku pasnesër do të përballet me Hellas Veronën në transfertë, duke filluar në orën 18:00.

Një ditë tjetër stërvitjeje në Continassa ka dhënë sinjale të qarta për trajnerin Igor Tudor lidhur me disponueshmërinë e lojtarëve.

Pas sfidave intensive në Ligën e Kampionëve dhe Serie A, disa lojtarë që luajtën 180 minuta të plota si Bremer, Kheprem Thuram dhe Kenan Yildiz pritet të jenë të parët që do të lihen jashtë për këtë takim, duke ofruar mundësi për rotacion të rëndësishëm.

Një nga protagonistët më të pritur është futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova. Pas paraqitjes së shquara në Ligën e Kampionëve, ku tregoi aftësi dhe kreativitet, Zhegrova mund të debutojë në kampionat dhe pritet të ketë një rol kyç në ofensivën e Bianconerëve ndaj Veronës. Ai po ashtu po tregon nivel të lartë në stërvitje.

Gjithashtu, Dusan Vlahovic, i cili nisi në stol në Evropë por shënoi dy gola dhe dha një asist në ndeshjen 4-4, duket gati për të marrë hapësirën e tij në sulm.

Francisco Conceicao po ashtu është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor dhe është gati për të udhëtuar me skuadrën në Verona.

Trajneri Tudor do të vendosë formacionin final duke marrë parasysh nevojën për rotacion, pasi ndeshja ndaj Veronës do të jetë e treta brenda tetë ditësh.

Të ngajshme

“Mbetet aset i çmuar për Kosovën”, Agim Ademi takon Arbër Zenelin

KushtrimGuraj

Formacionet zyrtare, Man City – Napoli: Guardiola dhe Conte sërish përballë

KushtrimGuraj

Mosmarrëveshje me Fodan? Emir Sahiti sqaron situatën

Donat Hashani