Telenews

“Ka qenë turist në luftë” – komandant Remi flet për Insajderin pas deklaratës së Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ish-presidenti, Hashim Thaçi e ish-komandanti i Zonës Operative të LLapit, Rrustem Mustafa kane qenë turistë në luftë.

Sipas tij si Thaçi ashtu edhe Mustafa kanë “hyrë e kanë dalë” nga lufta.

Për këtë deklaratë të Haradinajt, Gazeta Insajderi ka kontaktuar komandant Remin.

I njëjti është shprehur se nuk beson që Haradinaj mendon ashtu.

Nuk besoj që mendon ashtu Ramushi, nuk kam koment”, deklaroi shkurt ai.

Çka saktësisht deklaroi kryetari i AAK-së?

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turista janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hin e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hijnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju?”, ka thënë Haradinaj në Tëvë1.

“Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllau i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 mars 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, se kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

Brenda projektit të Norvegjisë ku po ndërtohet “rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë”

Erzana Fazliu

Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut me Serbinë

Valjeta Turkaj

Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë, një burrë sot shpalos rrëfimin e tij

Valjeta Turkaj