Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj tha për kryetarin e Kuvendit të Kosovës Dimal Basha në lidhje me publikimit e punimit në bashkautorësisë të tij me akuza të rënda ndaj UÇK-së se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Një monstrum të tillë nuk është dashur as të propozohet. Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së propozuar”, tha Kadrijaj.
E pyetur nga gazetarët se AAK-ja ka votuar për zgjedhjen për Bashën kryetar të Kuvendit, ajo tha
se nuk e ka votuar.
“Bekë Berisha e ka votuar. I ka premtuar”, tha Kadrijaj.