Telenews

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin e Prishtinës

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nën dyshimin për falsifikim dokumentesh.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari, mashkull shtetas i Serbisë, është arrestuar pasi që gjatë udhëtimit kishte prezantuar dokumente për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

Aeroporti Adem Jashari, 28.01.2026, 17:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Tre të lënduar në vetaksidentin në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, policia jep detaje

Yllka Gashi

Labi nis fushatë për Gani Kocin: Synohen të mblidhen 50 mijë euro për trajtimin e ish-të burgosurit politik

Yllka Gashi

Yann Sommer arrin marrëveshje me klubin e ri

Yllka Gashi