Telenews

Kajtazi i quan të jashtëligjshme arrestimet nga Specialja: Të burgosurit në Hagë janë përgjuar në qeli

Gazetari Vehbi Kajtazi i ka quajtur të jashtëligjshme veprimet e fundit nga Gjykata Speciale.

Në një aksion të zhvilluar mëngjesin e së enjtes, Gjykata Speciale ka arrestuar Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, ndërsa kanë kryer bastisje në shtëpinë e Hajredin Kuçit.

Sipas Kajtazit, mbajtja e të burgosurve nga EULEX-i është e jashtëligjshme.

“Tre të ndaluarit sonte mbahen në mënyrë të paligjshme sepse EULEX-i nuk ka as burg e as qendër paraburgimi dhe ata nuk mund të mbahen në zyra e në kontiniera. Shuma e veprimeve të tyre janë të kundërligjshme dhe ka shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, për çka shteti i Kosovës nuk është interesuar asnjëherë. Problemi i dytë që e shoh është se bastisja e Hajredin Kuçit bie ndesh me ligjin për avokatinë dhe nëse është avokat me një rast atëherë bisedat në mes të akuzuarit dhe klientit janë të privilegjuara dhe nuk guxojnë të përgjohen”. ka thënë Kajtazi në Rubikon, transmeton Paparaci.

Sipas tij, të paraburgosurit në Hagë janë përgjuar në çelitë e tyre dhe në komunikimet me mbrojtësit e tyre.

“Tashmë është konfirmuar se të dyshuarit janë përgjuar në dhomat e tyre të paraburgimit. Nuk mund të përdoren si prova materiale përgjimet mes avokatit e klientit. Smakaj ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Thaçit dhe e shoh problematike rastin se ai ka informacion por nuk besoj se ai ka marrë ndonjë gjë të punës së tij në shtëpi, por vetë fakti i bastisjes është i dyshimtë duke pasur parasysh funksionet e tij. Me përvojën që ai ka nuk besoj që ka ndërhy në ndonjë çështje të caktuar dhe besoj se nëse kish bë diçka të tillë nuk ishte zbuluar”, ka thënë Kajtazi.

Sipas Kajtazit, të gjitha këto veprime nga Speicalja po kryhen me qëllim të disiplinimit të individëve në opinion.

“Jemi afër përfundimit të procesit gjyqësor dhe këto arrestime janë një trysni që po e ushtron Gjykata Speciale në mënyrë që secili të jetë i disiplinuar se çfarë thotë”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj