Telenews

Kallas sot mbledh kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor – nesër njofton për dialogun Kosovë-Serbi

kallas-sot-mbledh-kryediplomatet-e-ballkanit-perendimor-–-neser-njofton-per-dialogun-kosove-serbi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, sot do të organizojë një darkë jozyrtare me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj darke pune, ministrat do të diskutojnë çështje kyçe lidhur me integrimin evropian të rajonit dhe sfidat aktuale të sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

 

“Gjatë një drekë pune, ministrat do të diskutojnë mënyrat për të avancuar angazhimin e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Kallas, gjithashtu, të hënën do të informojë ministrat e Jashtëm të BE-së për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një temë që ka qenë në qendër të diskutimeve ndërkombëtare.

Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, duke pasur parasysh sfidat politike dhe nevojën për të siguruar stabilitet dhe siguri rajonale.

Përveç kësaj, Kallas do të ndajë detaje nga vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë, ku ka theksuar angazhimin e BE-së për integrimin e këtyre shteteve në strukturat evropiane.

Të ngajshme

Lushtaku: Nuk marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën

Valjeta Turkaj

Haxhi 2025, i fundit gjatë verës për 16 vitet e ardhshme

Valjeta Turkaj

“Nuk ka fitues” në një luftë tregtare, thotë presidenti kinez

Valjeta Turkaj