Telenews

Kaltrina Selimi shtatzënë për herë të dytë

kaltrina-selimi-shtatzene-per-here-te-dyte

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi, bëhet e ditur se është në pritje të ëmbël.

Artistja, e cila është zhvendosur prej vitesh me familjen në Londër, mësohet se po bëhet nënë për herë të dytë.

Kjo është njoftuar nga emisioni Prive në rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë”, ndonëse artistja qëndron larg vëmendjes mediatike sa i përket jetës private.

Krijuesja e hitit “Kohën me kthy” kujtojmë se u bë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2014.

Ajo u martua me partnerin e saj, Dritonin, në vitin 2012 në një ceremoni të thjeshtë pranë familjarëve.

E njëjta tani ka një djalë, gjersa nuk dihet gjinia e fëmijës së dytë.

Në karrierën profesionale, Selimi viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika – por e fokusuar në dasma e ahengje të ndryshme.

Të ngajshme

Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”

Rrezarta Ramaj

A po paralajmërohet ribashkimi i Stupcave?

Rrezarta Ramaj

Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël

Rrezarta Ramaj