Telenews

Kameramani shqiptar në Turqi tregon situatën pas tërmeteve

“Gjithçka e boshatisur, nuk sheh askund dritë në dritare”, kështu e përshkruan kameramani nga Prishtina gjendjen në disa qytete në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm të së hënës.

Reklama

Sylejman Kllokoqi tregon se pa ndalur po vazhdojnë kërkimet për të gjetur njerëz nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Përveç ekipeve të kërkim-shpëtimit, janë edhe familjarët, të cilët po qëndrojnë pranë ndërtesave. Ata po luten dhe janë me shpresë se të afërmit e tyre do të nxirren nga gërmadhat të gjallë.

Sylejman Kllokoqi nga Associated Press tregon se menjëherë pas tërmetit që mori jetën e mijëra njerëzve, ai me veturë u nis për në Turqi. E gjithë vëmendja është kthyer te ky vend, ku për situatën atje, po raportohet nga e gjithë bota.

“Është interesant këto qytete që jam duke i shikuar se pothuajse janë ndërtim i ri, për shkak se ndërtesat janë përgjithësi diku 14 apo deri në 18 kat. E tash sa janë punuar, inxhinieria sa ka punuar aty apo gabimet se për shkak se tri ndërtesa, njëra në mes është rrëzuar totalisht, kurse dy tjerat anash që janë as muri nuk ka pëlcitur, asgjë nuk ka ndodhur. A është ajo prej valës apo tërmeti që ka përfshirë apo pse kjo ndodhur, sigurisht se këta më vonë duhet ta shqyrtojnë”, tregon ai.

Ndihmat për këtë popull janë të panumërta, siç tregon Kllokoqi për KosovaPress, i vetmi problem mbetet gjetja dhe nxjerrja e trupave.

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj