Telenews

Kamionët edhe sot nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të kufizohet sot në autoudhët e Kosovës, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se masa është marrë për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, ndërsa Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë për çdo ndryshim.

Të ngajshme

Erërat e forta shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik, KEDS del në terren për intervenime

KushtrimGuraj

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

KushtrimGuraj

Messi thyen heshtjen: Duhet kohë që kjo plagë të shërohet

Blearta