Telenews

Kampionati evropian U-21, UEFA zyrtarisht e pranon ofertën nga Shqipëria dhe Serbia për bashkëorganizim

UEFA e ka pranuar zyrtarisht ofertën e Shqipërisë dhe Serbisë, për të bashkëorganizuar Kampionatin Evropian në kategorinë U-21 në vitin 2027.

Kjo u bë e ditur të enjten nga shtëpia e futbollit evropianm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që u mbajt në Nyon të Zvicrës.

UEFA njoftoi se ky tandem i organizim e ka përmbushur afatin e fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.

Të interesuar për organizim ishin edhe Turqia dhe Belgjika.

Vendimi pë dhënien e të drejtës për organizim pritet të merret më 16 dhjetor.

Ky bashkëpunim në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, ngjalli reagime të shumta sidomos në trojet shqiptare.

Ishte kjo iniciativë që u kritikua tej mase.

Në maj, kryetari i FSHF-së Armand Duka, i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s kishte deklaruar se projekti në fjalë është “100% futbollistik, me një mesazh shumë të mirë politik që ne mund ta përcjellim”.

Federatat shqiptare dhe ajo serbe e futbollit u bashkuan për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.

Të ngajshme

Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

KushtrimGuraj

Shqiptari shënon ndaj PSG-së në Kupën e Francës

KushtrimGuraj

Koalicioni për Familjen e hap fushatën në Mitrovicë, theksohet rëndësia e përkushtimit për zhvillimin ekonomik

Donat Hashani