Telenews

Kampionia e Kosovës në basketboll mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Skuadra jonë kosovare, Trepça sot ka mësuar kundërshtarët e saj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.

Ekipi mitrovicas në turneun kualifikues në fazën çerekfinale do të ndeshet me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysëmfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të : Kutaisi (Gjeorgji, Levice (Sllovaki e Kalev/Cramo (Estoni).

Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit.

Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik.

Të ngajshme

Nuk jep fitues derbi i madh i Bundesligës

Erzana Fazliu

Nga sot e deri të hënën zhvillohet xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në Basketboll

Donat Hashani

Sot dy ndeshje super-interesante në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani