Telenews

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja kërkon përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës

 

 

Partia Socialiste për shkak të kaosit ka kërkuar nga Kuvendi përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës. Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00.

Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.

Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me dhjetë ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, raporton Euronews.al.

Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale./Telenews/

Të ngajshme

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës

Rrezarta Ramaj

Lajmet për ndarje nga Mirlind Daku, Vesa Vllasaliu tregon se çka ndodhi

Rrezarta Ramaj

Shpërthen Instagrami, Alba provokon me fustan transparent

Rrezarta Ramaj