Telenews

Kaos para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët thyejnë xhamat

 

 

13 deputetë të opozitës të grupimit Bardhi-Berisha, të përjashtuar pas kaosit të krijuar në Kuvend janë mbledhur rreth oborrit të parlamentit dhe po tentojnë të futën në Kuvend.

“Çdo gjë do të shikoni vet me sy. Nuk është koha e fjalëve, por e veprave”, tha Berisha, i cili është ndër deputetët e përjashtuar.

Flamur Noka, i përjashtuar nga seanca plenare pas kaosit të shkaktuar në Kuvend, ka tentuar që të largojë me dhunë punonjësin e gardës.

Noka në tentativë për tu future brenda në parlament ka thyer xhamin e derës së Kuvendit. Ai është përplasur me punonjësit e gardës, të cilët më pas e kanë larguar.

“A jenu republikë private apo jemi në burg! Lini këto që nuk janë përjashtuar”, tha Noka.Në ndihmë i shkoi edhe deputeti Xhelal Mziu.

Në një moment, Noka tërheq me forcë një prej punonjësve. Shihet se si e tërheq për qafe dhe xhakete me qëllim që të hapë kordonin e krijuar nga Garda që i pengon të futen brenda. Në ndihmë i ka shkuar edhe deputeti Lefter Gështenja.

Të ngajshme

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj

Auto Pjesë Beka adresa e besueshme për çdo nevojë të automjetit tuaj

Valjeta Turkaj