Telenews

Kapelet filipineze kundër kopjimit në provime, bëhen virale

kapelet-filipineze-kunder-kopjimit-ne-provime,-behen-virale

Imazhet e studentëve që mbajnë të ashtuquajturat ‘kapele kundër kopjimit’ gjatë provimeve të kolegjit janë bërë virale në mediat sociale në Filipine dhe më gjerë.

Studentëve në një kolegj në Legazpi City iu kërkua të mbanin në kokë diçka që do t’i pengonte ata të shikonin fletët e provimit të të tjerëve.

Shumicën e kapeleve nxënësit e krijuan me materiale të ricikluara.

Mësuesja e tyre tha BBC-së se ajo kishte kërkuar të arrinte integritetin dhe ndershmërinë tek nxënësit, por në mënyrë argëtuese. Pa kërcënimin e marrjes së tezës, uljes së notës e të tilla metoda.

Kapelet filipineze kundër kopjimit në provime, bëhen virale

Mary Joy Mandane-Ortiz, një profesoreshë e inxhinierisë mekanike në Kolegjin e Inxhinierisë Universitare Bicol, tha se ideja kishte qenë vërtet efektive. Ajo tregoi se ishte frymëzuar nga një teknikë e përdorur në Tajlandë disa vite më parë.

Kapelet filipineze kundër kopjimit në provime, bëhen virale

Kjo mënyrë u përdor nga shumë profesorë të tjerë.

Mandane-Ortiz tha se studentët e saj dolën më mirë këtë vit, pasi ishin të motivuar nga kushtet e rrepta të provimit për të studiuar më shumë.

Shumë prej tyre i përfunduan testet e tyre herët, shtoi ajo – dhe askush nuk u kap duke kopjuar këtë vit.

Të ngajshme

Gjendet i vdekur një burrë në shkallët e një ndërtese në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Vetaksident në Baicë të Istogut, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj