Telenews

Kapen anëtarët e grupit të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove nga vetura e biznesmenit nga Peja

Telenews.al raportoi pak më parë për vjedhjen e 20 mijë eurove nga vetura e pronarit të kompanisë ‘Termoteknika’ në Pejë. Çanta me para dyshohet se u vodh nga 3 persona të cilët tashmë kanë rënë në prangat e Policisë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin se gjatë ditës se djeshme ka ndaluar tre (3) persona (H.A., E.H., dhe M.A.,) të cilët duke vepruar si anëtar të grupit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë” nga neni 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tre (3) të dyshuarit duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej njëzetmijë (20.000) mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre (3)  të dyshuarit (H.A., E.H., dhe M.A.,) janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00.

Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur parat e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro.”

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit.

Të ngajshme

Si e mori emrin Ford Mustang? Historia pas emrit legjendar

Yllka Gashi

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Yllka Gashi

Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Yllka Gashi