Telenews

Kapen armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale në veri

Policia në Mitrovicë të Veriut, në bashkëpunim me zyrtarë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, këtë të shtunë kanë zhvilluar aksion në afërsi të sheshit “Car Lazar”.

Sipas komunikatës për media, Policia thotë se ishte njoftuar se në një podrum të një ndërtese mund të gjendeshin gjëra të kundërligjshme, transmeton Klankosova.tv.

Njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë automatike, 1 pushkë gjahu, 50 fishekë, 1 kondak pushke, 1 palë pranga, 1 mbajtës pushke, 1 maskë kundër helmeve me çantën e saj, 1 këllëf arme dhe 5 karikatorë të zbrazët.

Të ngajshme

Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

Blearta

Ky është vendi që Trump paralajmëroi tarifë prej 50%

Blearta

Rogerti-Selinit: Me zor po pret që ti dhe Miri të bëni diçka jashtë që s’e bëni dot këtu brenda

Blearta