Telenews

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast  tentative për mashtrim me origjinën e produkteve  me ç’rast janë ndaluar mbi 130 tonë pleh kimik.

Bëhet fjalë për produkte me origjinë nga Federata Ruse, i cili është kamufluar si produkt me origjinë nga Serbia.

“Kompania paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim nga Dogana e Kosovës se importi i këtij produkti ndalohet për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, derisa subjekti ka vazhduar me tentativën për të kamufluar origjinën duke ambalazhuar paraprakisht mallin me thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi nga Serbia”.

“Dogana ka ndërhyrë me kohë dhe ka ndaluar dërgesat të këtij malli në momentin e hyrjes në Republikën e Kosovës. Me Aktvendim të kundërvajtjes, palës i është urdhëruar kthimi i menjëhershëm i mallit jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

“Ky rast paraqet një sukses të Doganës së Kosovës në zbatimin efektiv të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse, në përputhje me Vendimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës (QRK)”, thuhet në një njoftim të Doganës,

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë, temperaturat deri në kaq gradë

Donat Hashani

Alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

Donat Hashani

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu