Telenews

KAPEN MBI 8 MIJË LITRA VAJ MOTORIK I KONTABANDUAR ME ORIGJINË NGA IRANI NË PRISHTINË

Oficierët doganor në periferi të Prishtinës kanë bastisur një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në 8 mijë e 346 litra vaj motorik të kontrabanduar me origjinë nga Irani.
“Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara. Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosoves ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimte dhe me kete rast ka hasur ne 8346 Litra Vaj Motorik te Kontrabanduar (me origjinë nga Irani)”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 10 mijë euro, dhe shmangiet nga detyrimet tatimore rreth 7 mijë euro.
“Vlera ketij Malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro. Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të ngajshme

Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

Albiona Ibishi

Bie çmimi i naftës në berzë, pritet rënie edhe në tregun kosovar

Donat Hashani

Kosova importoi mbi 26 milionë euro mallra nga pesë shtetet që s’e kanë njohur atë

Albiona Ibishi