Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, të cilin e ka kapur duke marrë pagesat e kamatës.
Pas bastisjes së të dyshuarit, janë sekuestruar 10 mijë euro para të gatshme, një telefon, në automjet die fletorja e fajdeve.
“Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve – Gjakovë pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën penale ‘fajde’ ndaj viktimës mashkull kosovar, ka zbatuar masa të veçanta hetimore me ç’rast i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima mashkull kosovar”, thuhej në njoftimin e PK-së.
“Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë, thuhej më tej.
Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

