Telenews

Kapet sasi e madhe e heroinës në Kapshticë, një i arrestuar

Në pikëkalimin kufitar të Kapshticës në Shqipëri është sekuestruar lëndë narkotike dhe në pranga ka përfunduar drejtuesi i një mjeti.

A2 CNN raporton duke iu referuar burimeve se në doganë është sekuestruar drogë e presuar në formë çokollate ndërsa po bëhet peshimi i sasisë.

Sipas raportimeve, paraprakisht dyshohet të jetë kapur në sasi prej afro 6 kg heroinë e presuar në formë çokollate.

Të njëjtat burime tregohen të rezervuara për operacionin, por deri tani i shoqëruar është vetëm drejtuesi i mjetit ku është gjetur sasia e lëndës narkotike.

Operacioni vijon pasi policia ka dyshime se ka dhe persona të tjerë të përfshirë në sasinë e drogës së kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Fantazma” e gjeneruar me AI që po qarkullon “nëpër Kosovë”, KMSHK kërkon raportim të kujdesshëm

KushtrimGuraj

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare! Sekuestrohen mbi 39 mijë euro cash

KushtrimGuraj