Telenews

Kapitull i ri në mes dy vendeve?, Kurti takon kryeministrin e Rumanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën mori pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në Bukuresht të Rumanisë në kuadër të fushatës për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë thuhet se dy muaj para zgjedhjeve evropiane, ky takim kishte shumë rëndësi për të mobilizuar sa më shumë votues përballë rreziqeve që i kanosen demokracive në Evropë nga orvatjet e forcave të jashtme dhe të brendshme që synojnë dobësimin e Bashkimit Evropian.

“Siç e theksoi Kurti gjatë darkës me liderë, socialdemokracia i ka idetë dhe traditën për të mbrojtur e zhvilluar si demokracinë ashtu edhe evropianizmin, por i ka edhe zgjidhjet dhe potencialin për të përballuar së bashku tre sfidat kryesore globale të kohës: pabarazitë sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet ndaj sigurisë. Ai shprehu bindjen se PES-i mund të dalë fuqia e parë parlamentare në Bruksel nëse punojmë bashkarisht për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, për çfarë sigurisht se kontribuon edhe mërgata jonë”, thuhet në njoftim.

Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, e cila është dhe partia e parë në vend, Kurti i uroi sukses në katër zgjedhjet e sivjetme.

“Në fund, ai i ftoi të gjithë të pranishmit që të mobilizojnë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Evropës për votën e pritur më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të KiE-s, si një hap i ri kyç për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion tejet të rëndësishëm evropian e ndërkombëtar, për të drejtat dhe drejtësinë”, vijon njoftimi.

Midis përfaqësuesve të partive të ndryshme, theksojmë pritjen e Kryeministrit të Rumanisë, Marcel Ciolacu, bashkëbisedimet por edhe praninë e Komisionerit Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për President të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, Kryetarit të PES-it dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven, gjithashtu të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Zëvendës Kryetares të Parlamentit Evropian, Katarina Barley, Kryetares së grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Pérez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it.

source

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj