Telenews

Kaq ari të mbjella me grurë digjen në Fushë Kosovë, kaq në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të hënën janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari tokë të mbjellura me grurë në fshatin Bardh i Vogël, të komunës së Fushë Kosovës.

Rasti në polici është hapur si zjarrvënie, dhe sipas policisë ky rast është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 60 ari të mbjella me grurë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, zjarrvënie të tokës së mbjellë me grurë ka pasur edhe në fshatin Polishtë të Prizrenit, ku janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari tokë.

Sipas ankuesit mashkull kosovar, janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari tokë të mbjella me grurë në pronë të ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 shtator

Rrezarta Ramaj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi

Kryesia e LDK-së del me njoftim publik: Unanimisht mbështesim Bekim Sejdiun për president

Yllka Gashi