Telenews

KAQ GRA DHE VAJZA THONË SE JANË PËRDHUNUAR NGA RUSËT NË BUCHA

Njëzet e pesë gra dhe vajza kanë thënë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas për BBC.
Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, tha se një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raportime për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.
Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse, përcjell Klankosova.tv
“Së bashku ishin 25 gra të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë. Kjo po ndodhte për një muaj. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet”, tha ajo.
Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë shqetësohet nga vendimi i Supremes

Donat Hashani

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Koci: Murati reagoi në mënyrën më të keqe të mundshme (VIDEO)

Donat Hashani

Një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit ndaj zjarrit në depon në Lipjan

Donat Hashani