Telenews

Kaq mijë aplikime nga diaspora aprovohen për zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përmes platformës elektronike, kanë pranuar mbi 84 mijë aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Prej tyre janë aprovuar mbi 76 mijë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, janë refuzuar mbi 7 mijë e 500 aplikime.

“Duke u mbështetur në të dhëna jo-përfundimtare, gjatë periudhës 11-ditore të regjistrimit (26 nëntor – 6 dhjetor 2025, ora 23:59) pëmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar mbi 84,712 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 76,876, ndërkaq janë refuzuar 7,580 dhe janë anuluar 256”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, 55,016 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe 2,724 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Ndërkaq, rreth 19,136 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj