Telenews

KAQ MILIONË NJERËZ IKËN NGA UKRAINA NË POLONI QË NGA FILLIMI I LUFTËS!

Agjensia Roja Kufitare Polake ka bërë të ditur se rreth 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Megjithatë, numrat që kalojnë kufirin kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit.
Të dielën 22 mijë e 300 kaluan kufirin, 6 përqind më pak nga e shtuna, shkroi agjencia në Tëitter, dhe shumë më poshtë rekordit prej 142 mijë e 300 të vendosur më 6 mars.
Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin për në Poloni para fillimit të luftës ishte 16 mijë e 800.
Ka edhe një numër në rritje që shkojnë në Ukrainë, raporton BBC.
Agjensia bëri të ditur se që nga fillimi i luftës, 457 mijë njerëz kanë hyrë në Ukrainë nëpërmjet Polonisë.
Vetëm të dielën, 15 mijë njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia, nga 21 mijë të shtunën.
Disa nga njerëzit që ikën nga Ukraina janë larguar tashmë nga Polonia. Hulumtuesi i migracionit në Universitetin e Varshavës, Maciej Duszczyk vlerëson se rreth 1.3 deri në 1.4 milionë refugjatë kanë mbëtur në Poloni.

Të ngajshme

DnV thotë se do të monitorojë me 600 vëzhgues zgjedhjet, në fushatë s’munguan sulmet personale dhe retorika polarizuese

Blearta

Të shtëna në Prishtinë, arrestohen dy persona

Blearta

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Blearta