Telenews

Kaq persona të arrestuar deri tani për konfliktin me vrasje në Vushtrri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Vushtrri, ku një person mbeti i vrarë dhe dy u plagosën.

Policia ka njoftuar edhe për pesë persona të arrestuar lidhur me vrasjen.

LEXO EDHE:

Kusari-Lila flet për Asociacionin, tregon se çka po ndodh

Janë arrestuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Policia thotë se gjatë hetimeve janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

“Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës mashkull F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).”

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP  Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin.” /Telenews.al/ 

Të ngajshme

Dëshmitë e Madeleine Albright, Richard Holbrooke do të përdorën pro Hashim Thaçit në Hagë

Erzana Fazliu

Nga Prishtina në gjithë Kosovën – Makina që ju nevojitet është këtu

Erzana Fazliu

S.S. i dyshuar për krime lufte në Kosovë, del para gjykatës

Valjeta Turkaj