Telenews

Katër të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kinë, paralajmërohen përmbytje në 11 provinca

Një rrëshqitje toke e shkaktuar nga shirat e pazakonta të rrëmbyeshëm ka vrarë katër persona dhe ka lënë tetë të tjerë të zhdukur në provincën Hebei të Kinës veriore, raportojnë mediat shtetërore, ndërsa autoritetet lëshojnë paralajmërime për përmbytje në kryeqytetin Pekin dhe të paktën 11 provinca.

Rrëshqitja e tokës në një fshat pranë qytetit Chengde ishte “për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme”, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror CCTV..

Autoritetet zhvendosën më shumë se 4,400 njerëz, ndërsa shirat e pandërprerë vazhduan të godisnin zonën periferike të Miyun në Pekin, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, duke prekur shumë fshatra, tha CCTV.

Imazhet e qarkulluara në aplikacionin WeChat të Kinës treguan zona të Miyun ku makinat dhe kamionët lundronin në një rrugë të përmbytur dhe ndërtesat e banimit ishin të zhytura. Ndërprerjet e energjisë elektrike prekën gjithashtu më shumë se 10,000 njerëz në zonë, tha CCTV.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj