Telenews

KB Prishtina e rikthen në krye të stolit trajnerin e njohur turk

Skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina e ka emëruar trajnerin e ri.

Kryeqytetasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin turk Ahmet Kandemir, transmeton TeleNews.al

”Trajneri i mirënjohur turk Ahmet Kandemir rikthehet në kryeqytet, tani me ambicie të reja dhe energji të freskëta. Nën drejtimin e tij kemi fituar njërin nga trofetë më të rëndësishëm në historinë e klubit, Kupën e Kosovës në Prizren në vitin 2013. Kandemir ka drejtuar klubet e njohura turke: Beşiktaş JK, Pınar Karşıyaka, Mersin BB, Antalya BB”, shkruan njoftimi i Prishtinës i lëshuar pak momente më parë.

Të kujtojmë se Prishtina deri tani ishte udhëhequr nga trajneri tjetër turk, Murat Bilge, por i cili u largua shkaku i disa obligimeve të detyrueshme familjare. /TeleNews.al/

Të ngajshme

Protestuesit kërkojnë që “Dardanët” t’i bashkangjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së

KushtrimGuraj

“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

Yllka Gashi

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj