Një kec me veshë jashtëzakonisht të gjatë është bërë yll medial në Pakistan, ku pronari i saj po pretendon për rekord botëror që nuk dihet nëse ekziston për këtë, raportoi The Guardian të enjten.
Simba po bën një jetë të mirë në Karachi, ku erdhi në jetë muajin e kaluar me veshët e gjatë dhe tani i janë rritur 54 centimetra.
Pronari Mohammad Hasan Narejo ka thënë se ai ka kontaktuar Rekordet Botërore Guinness për të parë nëse mund ta përfshijë kecin aty, edhe pse kategoria “veshët e gjatë të dhisë” nuk ekziston në faqen e organizatës.
“Brenda 10-12 ditësh nga pjellja ai veçse po shfaqej në të gjitha mediat kombëtare dhe ndërkombëtare – dhe fitoi një konkurs bukurie. Brenda 30 ditësh ai u bë aq i famshëm sa edhe një personaliteti me famë mund t’i duhen 25-30 vjet për ta arritur këtë nivel të famës”, ka thënë Narejo.
Veshët e Simbas janë aq të gjatë sa Narejo duhet t’ia kapë në shpinë për ta ndaluar t’i shkelë. Ai ia ka dizajnuar edhe rripa ashtu që Simba të mund t’i mbajë veshët rreth qafës.
Narejo është shumë i vetëdijshëm për vëmendjen që ka marrë Simba – përfshirë nga rivalët – dhe është kthyer nga lutjet dhe tradita për të larguar syrin e keq.
“Ne recitojmë ajete kuranore dhe fryjmë mbi të që ta largojmë syrin e keq. Sipas një tradite të gjatë që kemi trashëguar nga të parët tanë, ne i kemi lidhur një pe të zi rreth tij me ajete kuranore në të”, tha ai.
Baby goat “Simba” in Karachi, Pakistan has made a world record with its ears as long as 48 centimeters, very much longer than the normal size of ears.https://t.co/YM9lJZDNtw
📹: Yousuf Khan pic.twitter.com/z6kZnrbpwl
— Anadolu Images (@anadoluimages) June 17, 2022