“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, është shprehur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Por, sipas KEDS-it punëtori i tyre dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës, dhe se nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike por duke ecur për të gjetur një prishje.
“Me keqardhje konfirmojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë orarit të punës. I ndjeri nuk ka qenë duke punuar në shtyllë elektrike por duke ecur për të gjetur një prishje”, kështu ka deklaruar Margarita Rashiti, nga KEDS-i.
Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Levoshë të komunës së Pejës, dhe se ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12:00.