Telenews

Kejvina Kthella hedh kunja për Kiarën pasi u bë ‘lidere’ në BBVA

kejvina-kthella-duket-ne-forme-ne-imazhet-me-bikini-nga-pushimet-ne-zanzibar

Kiara Tito u zgjodh ditën e sotme (e diel) liderë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Pas kësaj duket se pati një sërë debatesh, ku të pranishme kanë qenë edhe banorët e reja: Jori, Antoneta dhe Fotini.

Megjithëse përplasja më e madhe ishte me konkurrenten e vjetër të kësaj shtëpie, Olta Gixharin.

Për këtë së fundmi ka bërë një reagim ish-banorja Kejvina Kthella, e cila ka ironizuar prezantuesen e ka hedhur disa kunja për të.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastroje tavolinën, dërgo pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun”, tha ajo.

“Është punëtore s’kemi ç’i themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin”, ka shkruar Kthella.

Ajo më pas postoi një tjetër video në InstaStory, ku ishin Luizi e Kiara duke folur për një bluzë që mbante artisti shkodran.

Bluza ishte e Kejvinës, ndërsa ajo shtoi: “Eh moj Kiara bukuroshe por kur merrje gjërat e mia brenda të pëlqenin. Shumë e dashur je”.

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj