Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka prolonguar procesin e tenderit për furnizim me mazut, duke favorizuar një kontraktor të lidhur ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky veprim është pasuar nga një kontratë emergjente e lidhur me kompaninë “EX-Fis”, e cila është e njohur për lidhjet e saj me partinë e Albin Kurtit. Ndërkohë, një kontratë tjetër e rregullt, në vlerë prej disa milionë eurosh, pritet të lidhet këtyre ditëve, dhe një tjetër kontratë me negocim, shkruan Demokracia.com.
KEK-ut i janë dashur një vit e një javë për të shpallur fituesin e tenderit të madh “Furnizim me lëndë djegëse për kaldajë – Mazut (Fuel oil 1.0)”. Ky tender, me procedurë të hapur, është publikuar më 19 janar 2024 dhe ka rezultuar me shpalljen e kompanisë “EX-Fis” si fituese, me një vlerë prej 6,681,572.14 euro.
Gjatë një viti, procesi i tenderit është karakterizuar nga pakënaqësi të kompanive për shkak të vendosjes së kritereve nga ana e KEK-ut, të cilat kanë kërkuar sqarime shtesë. Madje, tenderi ka qenë dy herë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në një rast, KEK-u kishte shpallur fitues kompaninë “EX-Fis”, por paneli i OSHP-së kishte kërkuar që tenderi të kthehej për rivlerësim. Herën e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar, paneli vendosi që lënda të kthehej sërish në rivlerësim. Pavarësisht kësaj, KEK-u, pas rivlerësimit, përsëri e shpalli fituese të njëjtën kompani.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ankesa të tjera dhe si do të veprojë OSHP-ja, në rast se konstatohet se vendimi i saj nuk është respektuar. Në raste të tilla, paneli i OSHP-së ka autoritet të tërheqë licencën e prokurimit të menaxherit të KEK-ut dhe të shqiptojë një gjobë jo më të vogël se 5,000 euro për autoritetin kontraktues.
Për shkak se ishin krijuar emergjenca, në këtë rast artificiale dhe të shkaktuara vetë, KEK- u kishte lidhur dy kontrata me negocim më kompaninë “Ex Fis” për mazut.
Kompania “EX-Fis” është kontraktor i rregullt i partisë së Albin Kurtit, ku automjetet partiake furnizohen me derivate në pikat e pompave të saj. Të dhënat e shpenzimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për periudhën 2020-2023, të publikuara në faqen e KQZ-së, tregojnë se partia është furnizuar ekskluzivisht nga “EX-Fis” me një vlerë prej 75,000 euro gjatë këtyre katër viteve.
Shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje për derivate nga “EX-Fis”:
2023: 19,236.56 euro
- 2022: 19,708.94 euro
- 2021: 8,790.04 euro
- 2020: Dy pagesa nga 13,863.52 euro.
Lexo edhe: