Telenews

Kërçeli ironizon me Kujtim Shalën: Tash po i kërkon votat e Vetëvendosjes për nënkryetar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar lidhur me kandidaturën e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Kërçeli ka ironizuar me Shalën, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëhershme politike ndaj bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për t’u bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?”, ka deklaruar Kërçeli.

Ai ka vazhduar kritikën ndaj deputetit të LDK-së, duke e akuzuar se nuk ka mbështetje as në raport me procesin e zgjedhjes së presidentit dhe se nuk po qëndron në sallën e Kuvendit.

“Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, ka shkruar Kërçeli.

Të ngajshme

Pa marrëveshje për nënkryetarët, Haxhiu e ndërpret seancën konstituive të Kuvendit

Yllka Gashi

“E godita veç një herë me shpullë”, zbardhet dëshmia e Jozit në gjykatë

Yllka Gashi

Një muaj paraburgim ndaj personit të dyshuar për vrasje të rëndë në Pejë

Yllka Gashi