Telenews

Gruda: Kuvendi duhet të konstituohet, por VV duhet t’i sigurojë vet votat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se opozita nuk duhet ta votojë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se Vetëvendosja është e obliguar t’i sigurojë vet votat për kandidatin e saj.

Gruda ka thënë se qëndrimi i PDK-së për konstituimin e Kuvendit nuk ka ndryshuar, ndërsa ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të ketë një adresim në seancë.

“Nuk mendoj që opozita duhet me e votu. S’kemi pse e votojmë ne, Vetëvendosja është e obligume me i gjetë votat për kandidatin e vet. Po të tjerat i deklarojmë në seancë, kryetari Hamza do të ketë një adresim”, tha Gruda.

Ai ka përsëritur se PDK-ja ka qenë në favor të themelimit të Kuvendit edhe pas skadimit të afatit kushtetues, duke iu referuar qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese se tejkalimi i afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

“Ne kemi thënë që Kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit kushtetues sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë që Kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit, se shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për ta themeluar atë. Kështu që ne jemi, ajo që po ndodh sot është kërkesa jonë që kemi pasur pak të paktën në muajin e fundit”, tha ai.

Gruda tha se PDK-ja synon themelimin e institucioneve dhe se pas 16 shkurtit pret një fazë të re për Kosovën.

“Momentalisht jo, ne kemi thënë që do ta themelojmë Kuvendin për shkak të një ngjarje historike që ka Kosova më 16 shtator. Mbas 16 shtatorit ne do të jemi në një kapitull të ri për Kosovën”, tha ai.

Të ngajshme

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Yllka Gashi

Hoti: Jemi në terren jokushtetues, do të vendosim si do të lëvizim përpara

Yllka Gashi

Kurti: Marrëveshja është arritur, por nuk mjafton për të shmangur zgjedhjet

Rrezarta Ramaj